Lidhje

Afganistani në axhendën e politikës së jashtme amerikane

  • Karolin Presuti

Presidenti afgan Karzai përfundoi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, ku u takua me presidentin Obama dhe Sekretaren e shtetit Klinton. Kjo vizitë erdhi mbas disa muajsh të tendosur mes dy qeverive. Ajo që pritet tani është se sido të jetë ecuria e mëtejshme e marrëdhënieve dhe se si do të shkojnë përpjekjet për vendosjen e paqes në Afganistan.

Trupat amerikane në Afganistan janë ende duke luftuar armikun, 9 vjet mbas nisjes së operacionit Liria e Qendrueshme. Analisti Andrew Exum tha se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë.

“Duke pasur taktika dhe operacione të mira kundër kryengritësve, mund të të shpëtohet nga humbja e lufëts, por nuk është mjaft për të fituar atë”.

Ish shefi i zotit Exum, Gjenerali Stenly McChrystal, komandanti kryesor i forcave amerikane në Afganistan, thotë se të fitosh luftën do të thotë të fitosh besueshmërinë e popullit të Afganistanit.

“Pëpjekjet tona anembnanë Afgansitanit janë që të ndryshojmë perceptimin e popullit. Afganët besojnë më shumë atë që shohin se atë që dëgjojnë”.

Skuadra e togerit Mark Zambarda po përparon në këtë ide.

“Nëse ata përhapin mesazhin se ‘forcat e koalicionit po ndërtojnë për ne’ atëherë kjo na bën më të besushëm për ta”.

Këtu në Washington, presidenti afgan Hamid Karzai erdhi që të zgjidhte mosmarrëveshjet e dikurshme rreth dyshimeve amerikane për korrupsion në Afganistan dhe zemërimin afgan për fatkeqësitë e shkaktuara ndaj civilëve. Presidenti Obama ripërsëriti qëllimin e tij për nisjen e tërheqjes së trupave amerikane në korrik të 2011. Gjenerali në pension David Barno thotë:

“Kjo ka bërë që përpjekjet të përqendrohen si asnjëherë më parë”.

Por tërheqja e trupave, thanë të dy presidentët, nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara do të largohen nga Afganistani:

“ Ndonëse ne do të nisim transferimin e përgjegjësisve të sigurisë tek Afgansitani vitin e ardhshëm, ne do të mbetemi të angazhuar fuqishëm në Afganistan”.

“Angazhimi do të jetë përtej aktivitetit ushtarak që është tani, në luftën kundër terorizmit, dhe në të ardhmen”.

Zoti Karzai dëshiron të riintegrojë disa ish pjestarë të telebanëve në popullatë. Por me kufizime, thotë sekretarja amerikane e shteti Hillari Klinton

“ Ata duhet të pranohen nga ligji, kushtetuta, qeveria dhe kombi afgan. Ata duhet të braktisin dhunën, duhet të shkëpusin lidhjet me Al Kaidën”.

Zoti Karzai do që të mbledhë një asamble kombëtare të paqes, ose jirga, në fund të këtij muaji. Jason Campbell është me korporatën Rand.

“Ai do të donte të kishte të paktën mundësinë që të përfshinte disa udhëheqës të rangut të mesëm e të lartë talebanë. Duket se administrata amerikane ka treguar disi fleksibilitet”.

Një barometër tjetër i suksesit është fushata në Kandahar, vendlindja e talibanit. Trupat amerikane shtesë janë drjetuar për në Afganistan dhe 20 mijë prej tyre kanë caktuar për këtë provincë. Gjithashtu, forcat amerikane dhe afgane kanë çliruar Marja-un nga Talibanët.

“Mendoj se kjo ofensivë në Marjah, do të pasohet shpejt nga një operacion më i gjerë në Kandahar”.

Çfarë u pa në Uashington javën e kaluar ishte një riafirmim i marrëdhënieve mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit. Dhe një riangazhim për të fituar luftën kundër talibanëve. Analistët thonë se jetëgjatësia e këtij optimismi, varet nga Kandahari dhe riintegrimi i ish pjestarëve të Talebanëve.

XS
SM
MD
LG