Lidhje

Presidenti i Kinës, Hu Gjintao ka në plan të vizitojë Uashingtonin në janar

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Kinës, Hu Gjintao ka në plan të vizitojë Uashingtonin në janar

Presidenti i Kinës, Hu Gjintao ka në plan të vizitojë Uashingtonin në janar

Kina thotë se vizita e Presidentit Hu Gjintao në Shtetet e Bashkuara do të ketë “ndikim të thellë” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Hollder tha se një vizitë e shumë pritur në Uashington nga Presidenti i Kinës është planifikuar për në janar të vitit të ardhshëm.

Zoti Hollder tha sot gjatë një vizite në Pekin se të dy vendet shpresojnë të bëjnë përparim lidhur me një gamë të gjerë çështjesh para mbërritjes në Uashington të presidentit Hu.

Presidenti amerikan Barak Obama e ftoi zotin Hu për një vizitë shtetrore kur ata u takuan qershorin e kaluar në Toronto, ku morën pjesë në takimin e nivelit të lartë të G20-tës. Zoti Hu e pranoi "me kënaqësi" ftesën, por planifikimi i vizitës është shtyrë për shkak të disa mosmarrëveshjeve, që ekzistojnë mes dy vendeve.

Mes probleme dy palëshe përfshihen mosmarrëveshja rreth monedhës kineze, një manovër ushtarake amerikane me Korenë e Jugut në Detin e Verdhë si dhe mosmarrëveshjet territoriale mes Kinës dhe fqinjëve të saj në Detin e Kinës jugore.

Ka pasur shenja të zbutjes së marrëdhënieve SHBA-Kinë, mes tyre pranimi i Pekinit për të filluar përsëri kontaktet mes ushtrive të të dy vendeve. Kina i kishte pezulluar këto kontakte në shenjë protetse ndaj shitjes së armëve amerikane Taivanit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates është ftuar të vizitojë Kinën vitin e ardhshëm, pasi një ftesë e mëparshme u tërhoq nga Pekini.

XS
SM
MD
LG