Lidhje

Mijëra motoçiklistë mbushin Uashingtonin në një paradë tradicionale në nderim të të rënëve


Mijëra motoçiklistë mbushin Uashingtonin në një paradë tradicionale në nderim të të rënëve
Mijëra motoçiklistë mbushin Uashingtonin në një paradë tradicionale në nderim të të rënëve

Washingtoni gumëzhin sot nga motoçikletat që janë mbledhur nga i gjithë vendi me rastin e Ditës së të Rënëve. Është bërë traditë që prej 37 vjetësh, që me rastin e kësaj dite të shënuar, të zhvillohet një paradë me motoçikleta, e njohur si Rolling Thunder, Gjëmimi Rrokullisës.

Kjo xhiro me motorrë fillon në parkingun e Pentagonit në Arlington, kalon nëpër Memorial Bridge, Ura e Memorialeve dhe përfundon në Memorialin e Veteranëve të Vietnamit në Washington. Si çdo vit, parada me motorrë u zhvillua dje, në vigjilje të Ditës së të Rënëve dhe në të morën pjesë motoçilistë nga të gjitha Shtetet e Bashkuara.

Organizatorët thonë se ky aktivitet bëhet për të shprehur respektin për të rënët në luftë, për të kujtuar të burgosurit e luftës dhe ushtarët që figurojnë të zhdukur në detyrë. Kjo traditë ka filluar në fund të viteve ’80 nga një grup marinsish amerikanë, të cilët donin të tërhiqenin vëmendjen për ushtarët e zhdukur në luftën e Vietnamit, për të cilët ata thanë se janë braktisuar atje.

Sot numri i pjesëmarrëve në këtë xhiro simbolike me motorrë arrin me mijëra vetë.

XS
SM
MD
LG