Lidhje

Netanjahu kundërshton kritikat amerikane për vendbanimet


Kryeministri izraelit hodhi poshtë kritikat e Shteteve të Bashkuara për ndërtimet në Jeruzalemin Lindor ndërsa përgatitet të takohet sot me Presidentin Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë.


Benjamin Netanjahu i tha një grupi pro-izraelit në Uashington dje në mbrëmje se Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraeli dhe jo vendbanim. Në fjalimin e tij para Komitetit për Çështjet Publike amerikano-izraelite zoti Netanjahu tha se hebrenjtë kanë ndërtuar në Jeruzalem 3 mijë vjetë më parë dhe po bëjnë të njëjtën gjë edhe sot.


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton foli gjithashtu në këtë forum ku paralajmëroi se ndërtimet e reja izraelite në Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perendimor rrezikojnë përpjekjet amerikane për të zhvilluar bisedime jodirekte mes izraelitëve dhe palestinezëve.


Presidenti Obama dhe zoti Netanjahu pritet të diskutojnë përpjekjet e pas disa orësh sot në Shtëpinë e Bardhë. Ky do të jetë takimi i parë që kur Izraeli u kritikuar nga Shtetet e Bashkura në fillim të muajit për miratimin e planeve për ndërtimin e 1 mijë e 600 njësive të reja të banimit në Jeruzalemin Lindor.

XS
SM
MD
LG