Lidhje

Obama nënshkruan ligjin për homoseksualët në ushtri

  • Zëri Amerikës

Obama nënshkruan ligjin për homoseksualët në ushtri

Presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi një ligj që do t’i lejojë homoseksualët të shërbejnë në ushtri haptas, duke e quajtur masën arritje historike.

Në ceremoninë e nënshkrimit sot në Uashingtonit, zoti Obama tha se shfuqizimi i politikës “Mos pyet, mos trego” do të forcojë sigurinë kombëtare dhe do të mbrojnë idealet për mbrojtjen e të cilave burrat e gratë në uniformë rrezikojnë jetën. Kongresi e miratoi ligjin javën e kaluar.

Megjithatë, presidenti paralajmëroi ushtarakët se masa nuk hyn në fuqi menjëherë. Zoti Obama tha se politika e vjetër do të qëndrojë derisa ai, sekretari i mbrojtjes dhe shefi i shtatmadhorisë të certifikojnë gatishmërinë e ushtrisë për zbatimin e shfuqizimit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se mund të duhen muaj për këtë certifikim.

Politika “Mos pyet, mos trego” detyronte pjesëtarët e forcave të armatosura të mbanin sekret orientimin e tyre seksual ose në të kundërtën përballeshin me përjashtim nga rradhët e ushtrisë.

XS
SM
MD
LG