Lidhje

Ngrihet pema e Vitit të Ri në qendër të Nju Jorkut

  • Zëri Amerikës

Ngrihet pema e Vitit të Ri në qendër të Nju Jorkut

Ngrihet pema e Vitit të Ri në qendër të Nju Jorkut

Festa e falenderimeve në Shtetet e Bashkuara po afrohet, por megjithtaë këtu kanë filluar të shihen disa shenja të Krishtlindjeve. Kjo ishte përshtypja e krijuar në Qendrën Rockfeller të Njew Yorkut, ku punëtorët vendosën me kujdes një bredh norvegjez 22 metra të lartë, i cili kur të ndizen dritat, do të jetë një nga ikonat më të njohura dhe të dashura të New Yorkut.

mes të turistëve të shumtë, kuriozëve dhe kalimtarëve, si dhe ekipeve televizive të dhjetra mediave, një punonjës ndërtimi që dukej i lodhur, e hedh vështrimin lart, drejt vinçit gjigand që sapo vendos pemën e Krishtlindjeve në sheshin Rokfeller. Ai fshin djersën mbi ballë dhe jep një raport mbi statusin e pemës, që është zbukuruar tashmë me 30 mijë drita dhe me yllin e kristalit që do ta ndriçojë atë më 30 nëntor.

"Nuk ka ardhur ende festa e falënderimeve dhe ne i kemi filluar tashmë përgatitjet për Krishtlindjet".

Më mirë herët se sa vonë, thotë njujorkezi Stiv, që shikon pemën që ndriçon.

"Unë mendoj se është mirë ta vendosësh pemën herët dhe ta zbukurosh disa javë para festës. Çdo të ishte Krishtilindja pa pemën e ndriçuar në Rockfeller Center? Ajo është pjesë e kulturës së Nju Jorkut".

Por pema nuk është vetëm për njujorkezët. Tik dhe Xhesika, psh, rreth moshës 20-vjeçare, janë nga Bloomington i Indianës dhe ata kanë ardhur në Nju Jork, ku do të vizitojnë mes të tjerash, edhe sheshin Times Square, Empire State Building dhe shfaqje të Broadway-t.

"Natyrisht që ne erdhëm për të parë edhe Qendrën Rockfeller dhe qëlluam këtu kur po vendosej Pema e Krishtlindjeve. Kjo është ikonë e Nju Jorkut".

Për Karol dhe Noelin nga Palm Springs i Kalifornisë nuk ishte rastësia, apo përmasat e pemës që i solli ata këtu.

"Na tërhoqi era e pishës. Kishim zgjedhur kohën më të përshtatshme për të ardhur këtu. Por mendoj se dekorimi i degëve, mund t’i rëndojë dhe ato të ulen nga pesha".

Për zjarrfikësin Piter Akton dhe familjen e tij, dita e vendosjes së pemës në sheshin Rockfeller ishte emocionale, sepse pema ishte rritur në tokën e tyre në zonat rurale të shtetit të Nju Jorkut.

"Pema është nga shtëpia jonë. Ajo u rrit tek oborri ynë për më tepër se 70 vjet. Ajo ka qenë pjesë e shtëpisë sonë, kemi bërë piknik pranë saj dhe jemi shumë të gëzuar që këtë sezon festash, që atë do të kenë rastin ta admirojnë njerëz nga e gjithë bota".

Djali i tij, Simus, thotë se pema është një dhuratë për qytetin.

"Pema është dhuratë për qytetin. Jam i kënaqur që në shtëpinë time nuk do të vijnë më çdo specialistë për të parë pemën që do të zgjedhin për të vendosur në sheshin Rockfeller. Dua t’i kthehem përsëri jetës sime normale".

Një koment ky i vërtetë për frymën e gëzuar të stinës së Krishtlindjeve që po afrohet, por që për disa bëhet tepër e lodhëshme kur mbaron.

XS
SM
MD
LG