Lidhje

Klinton, Gejts: Strategjia e re bërthamore më e rreptë në politikat dekurajuese


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, thonë se politika e rishikuar bërthamore e Uashingtonit ka më shumë masa të forta dekurajuese dhe “paralajmëron gjithkënd” për veprimtaritë bërthamore.

Zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të rezervohen aspak të veprojnë me ashpërsinë më të madhe nëse provojnë origjinën e ndonjë sulmi me armë biologjike nga një vend tjetër.

Politika e rishikuar amerikane për armët bërthamore që u shpall javën e kaluar, ndalon Shtetet e Bashkuara të përdorin armë bërthamore në përgjigje të ndonjë sulmi me armë kimike dhe biologjike nga ndonjë vend pa armë bërthamore.

Megjithatë, Gejts dhe Klinton thanë se ndonjë vend agresor që nuk ka nënshkruar ose nuk respekton traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore si Koreja e Veriut dhe Irani, nuk do të përjashtohen nga përgjigja hakmarrëve bërthamore e Shteteve të Bashkuara.

Sekretarja Klinton tha se shqetësimi më i madh i botës sot për sigurinë bërthamore është se materiale të tilla mund të bien në duart e grupeve terroriste si al-Kaida.

XS
SM
MD
LG