Lidhje

Obama, thirrje vendeve të G-20 për ndryshime domethënëse

  • Zëri Amerikës

Obama, thirrje vendeve të G-20 për ndryshime domethënëse

Obama, thirrje vendeve të G-20 për ndryshime domethënëse

Presidenti amerikan Barak Obama u tha partnerëve ekonomikë të Shteteve të Bashkuara se begatia e vendeve të tyre është e lidhur me mbarëvajtjen e Amerikës dhe se të gjithë duhet të punojnë së bashku për të siguruar rimëkëmbjen globale.

Apeline tij zoti Obama e bëri përmes një letre në adresë të udhëheqësve të 20 ekonomive më të mëdha të botës, të njohur si G-20 të cilët do të takohen nesër në Seul të Koresë së Jugut.

Në letrën e Presidentit dërguar udhëheqësve të G-20, zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të luajnë rolin e tyre për ripërtëritjen ekonomike dhe për t’i mbajtur të stabilizuara tregjet e botës. Ai thotë se kontributi më i rëndësishëm që mund të japin Shtetet e Bashkuara, është konsolidimi rimëkëmbjes së vet duke hapur vende pune dhe duke rritur të ardhurat.

XS
SM
MD
LG