Lidhje

Cilat do të jenë pasojat sociale dhe politike nga nafta e derdhur në Gjirin e Meksikës


Rrjedhja masive e naftës nga një pus i dëmtuar në thellësi të oqeanit në gjirin e Meksikës, që operohet nga kompania angleze British Petrolium, ka vënë në qëndër të vëmendjes industrinë e naftës dhe gazit. Aksidenti nënujor ka nxitur kërkesat për më tepër kontroll mbi sektorin e energjitikës. Por industria vazhdon të ketë mbështetjen e politikanëve dhe të qytetarëve në përgjithësi.

Rrjedhja massive e naftës përbën një rrezik të madh ekologjik dhe ndikon tek industria dhe imazhi i saj publik. Administrata e Presidentit Obama i ka pezulluar planet për leje të reja shpimi në Gjirin e Meksikës dhe në disa zona përgjatë bregdetit atlantik, edhe pse më parë në këto zona nuk ka pasur limit mbi sasinë e naftës që mund të nxirrej. Disa kongresmenë po rekomandojnë ligje akoma më të forta për shpimet në det.

Sara Banazak, ekonomiste në Insitutin Amerikan të Naftës, tha se mbështetja e publikut për industrinë mbetet e fortë.

"Bazuar në disa prej anketave të zhvilluara, kuptohet se publiku vazhdon të mbështesë shpimet për naftë në oqean.”

Kjo shpjegohet me faktin se politikanët mendojnë se edhe pse ka pasur aksidente të tmerrshme nga shpërthimi i pusit të naftës, përfitimet ekonomike të nxjerrjes së naftës nga burimet e brendshme, janë tepër të mëdha.

Ken Medlok, ekspert në Istitutin Bejker të Universitetit Rais në Hjuston, mendon se është shumë herët për të kuptuar se cili do të jetë reagimi i publikut në lidhje me ketë situatë.

"Mua ende më kujtohet kur isha fëmijë dhe luaja në ato zona, që sot, brënda natës, mund të ndryshojnë krejtësisht, dhe kjo ide për mua është shumë shqetësuese. Por në të njëjtën kohë, unë e kuptoj se kjo është një ndjenjë personale që nuk duhet të ndërhyjë. Ne kemi krijuar shumë varësi në burimet tona të brendshme që nxirren nga ky rajon, prandaj ne duhet të kuptojmë mirë se çfarë ka ndodhur atje, para se të reagojmë në mënyrë të përshpejtuar dhe të nisim të nxjerrim politika të reja.”

Zoti Medlok tha se shoqëria British Petrolium nuk është e vetme përballë këtij problemi, pasi edhe shoqëri të tjera kanë ofruar ndihmë, si teknike ashtu edhe materiale. Ai tha se të gjithë ata që janë në këtë industri e kuptojnë se ky problem nuk i përket vetëm BP por të gjithëve.

Pusi i BPs vazhdon të derdhë mbi 5000 fuçi naftë në gji, ndërkohë drejtorët e kompanisë kanë disa plane mbi mënyrat si të ndalojnë rrjerdhjen. Zoti Ken Medlok tha se për të kuptuar se sa shumë mund të përkeqësohet situata, mund t’i referohemi shpërthimit të fundit të një depozite nafte që ndodhi në këtë gji, në qershor të vitit 1979 në platformën Ixtoc, të shoqërisë shtetërore meksikane Pemeks.

Katastrofa e Ixtoc-ut zgjati për gati 10 muaj dhe derdhi në Gjirin e Meksikës mbi 3 milion fuçi naftë bruto. Edhe pse kishte shumë dëmtime si në bregdetin meksikan dhe atë amerikan, ato zona e rimorën veten me kalimin e kohës. Shteti i Teksasit i kërkoi Meksikës kompensim për dëmet e pësuara, por nuk arriti të merrte asgjë konkrete.

British Petrolium nuk është një shoqëri nafte shtetërore, por është një shoqëri private shumëkombëshe. Prandaj ka shumë mundësi që asaj t’i kërkohen të paguajë miliarda dollarë në dëmshpërblime, dhe çështjet ligjore që do të hapen si pasojë e kësaj derdhje, do t’u duhen vite para se të mbyllen.

XS
SM
MD
LG