Lidhje

Obama: Përpjekjet për të vënë nën kontroll rrjedhjen e naftës po përparojnë

  • Zëri Amerikës

Administrata Obama thotë se përpjekjet për kontrollin e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës po përparojnë dhe çdo ditë mbushen fuçi të reja me naftën e derdhur.

Në një konferencë shtypi sot në Washington, Admirali i Rojes Bregdetare të SHBA, Thad Allen, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë mbushur rreth 15 mijë fuçi me naftë, një shifër kjo më e lartë se ajo e djeshmja, që ishte 11 mijë fuçi. Zoti Allen drejton përpjekjet e qeverisë për zbutjen e krizës. Ai thotë se anijet në sipërfaqe që mbledhin naftën ende nuk kanë arritur kapacitetin maksimal të thithjes.

Nafta vazhdon të rrjedhë nga pusi i çarë dhe zoti Allen thotë se ekspertët e drejtuar nga Instituti amerikan i Gjeologjisë po përpiqet të përcaktojnë sasinë e saktë të naftës që derdhet në Gjrin e Meksikës.

XS
SM
MD
LG