Lidhje

SHBA: Del para gjyqit somalezo-amerikani i dyshuar për bombë në Oregon


SHBA: Del para gjyqit somalezo-amerikani i dyshuar për bombë në Oregon
SHBA: Del para gjyqit somalezo-amerikani i dyshuar për bombë në Oregon

Një adoleshent amerikan me origjinë nga Somalia del sot para gjykatës nën akuzat se është përpjekur të kryejë një sulm me makinë-bombë në qytetin Portland të Oregonit.

Prokurorët thonë se 19-vjeçari Mohamed Osman Mohamud u përpoq të hedhë në erë të premten një furgon pranë një ceremonie për ndezjen e dritave të Pemës së Krishtlindjes.

Autoritetet thonë se agjentë të zbulimit i kishin dhënë Mahmudit eksplozivë të rremë, pasi kishin patur informacione për një sulmin që një vit më parë.

Mohamed Osman Mohamud del para gjyqit një ditë pasi ju vu zjarri xhamisë ku ai shkonte. Zjarrfikësit e qytetit Corvallis në Oregon, thonë se zjarri që ju vu dje xhamisë duket se ka qenë i qëllimshëm, por nuk kanë informacione se kush e ka kryer këtë akt.

XS
SM
MD
LG