Lidhje

Piloti Sallenberger përpiqet të nxisë interesimin për aviacionin

  • Kejn Farabau

Piloti Sallenberger përpiqet të nxisë interesimin për aviacionin

Piloti Sallenberger përpiqet të nxisë interesimin për aviacionin

Ulja e suksesshme mbi lumin Hudson në qytetin e Nju Jorkut thuajse dy vjet më parë, e vuri në qendër të vëmendjes pilotin Chelsey Sallenberger, apo siç njihet ai shkurtimisht Salli. Aftësitë e tij si pilot u shpëtuan jetën të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në bord dhe i dhanë atij titullin “Heroi i Hadsonit”. Kapiteni Sallenberger tani në pension, po e shfrytëson vëmendjen e krijuar ndaj tij për të nxitur pasionin për aviacionin tek të rinjtë në mbarë botën. Kapiteni Sallenberger thotë se është tepër e rëndësishme të shtohet numri i studentëve që studjojnë për aviacion, ngaqë kohët e fundit ai ka rënë ndjeshëm.

Më 15 janar të vitit 2009, piloti i kompanisë ajrore US Airways Çelsi Sallenberger u përball me një nga situatata më të rrezikshme me të cilat mund të ndeshet një pilot. Disa minuta pas ngritjes, avioni Airbus 320 ndeshi në një tufë zogjsh dhe të dy motorrët ndaluan punën. Në momentet që pasuan, Sallenberger mori vendimin se ku, kur dhe si ta ulte avionin.

“Patëm vetëm 208 sekonda në dispozicion nga koha kur zogjtë ngecën në motorr deri në momentin e zbritjes së avionit”.

Sallenberger vendosi ta ulë avionin mbi lumin Hadson. Dhe funksionoi. Vendimi i tij i shpejtë shpëtoi jetën e të gjithë personave në bord.

“Të gjithë personave në avion dhe familjeve tona, kjo ngjarje u ndryshoi papritur jetën, plotësisht dhe nëse jo përgjithmonë, për një kohë tepër të gjatë”.

Pas uljes së suksesshme të avionit, Sallenberger dhe piloti tjetër, Xhef Skajls, u vunë në qendër të vëmendjes. Që nga ajo kohë, ata kanë marrë një numër të madh medaljesh. Në muajin nëntor, Sallenberger u kthye në Universitetin Perdju të Indianës, ku ai pati kryer studimet. Atje, një tjetër ish-student i atij universiteti, ish-astronauti Nil Armstrong, amerikani i parë që shkoi në Hënë, i dha pilotit Sallenberger Medaljen për arritje të Shkëlqyera që mban emrin e Nil Armstrongut.

“Një tjetër pilot që ulet në mbi një vend të veçantë”.

Në muajin mars, “Salli” doli në pension nga kompania “US Airways”. Por heroizmi i tij ka vazhduar ta mbajë atë në qendër të vëmendjes.

“Ky interesim më ka dhënë mundësinë t’i kushtoj më tepër vëmendje çështjeve të cilat më kanë shqetësuar për vite me radhë: siguria në aviacion, interesimi për profesionin e pilotit dhe natyrisht, e ardhmja e aviacionit në këtë vend”.

Tani Sallenberger drejton programin për të rinjtë “Shoqata Eksperimentale e Avionëve”, “Young Eagles Program”.

“Jang Igëls është një program vullnetarësh, që u siguron fluturimin e parë të rinjve që interesohen për aviacionin. Është një shans për të ndezuar pasionin e tyre dhe njëkohësisht për t’u kujdesur për të ardhmen a aviacionit”.

Përfshirja e tij në këtë program ndodh në një kohë kur industria e aviacionit po ndeshet me probleme. Pagat e pilotëve dhe të ekuipazhit kanë rënë si rezultat e konkurrencës nga linja që ofrojnë fluturime me çmim të ulët. Sallenberger thotë se mungesa e punëve me pagë të mirë dhe garanci punësimi në këtë industri ka kontribuuar në uljen e interesit për të patur një karrierë në aviacion.

“Numri i studentëve të aviacionit ka rënë së tepërmi vitet e fundit. Ne përpiqemi ta ringjallim interesin e njerëzve tek aviacioni, si një mundësi për zbavitje, ose si profesion”.

Sallenberger shpreson që shembulli që jep ai dhe ekipi i tij nga ajo ditë e ftohtë mbi lumin Hadsën do të nxisë interesimin tek aviacioni dhe do të garantojë që aviacioni amerikan të vazhdojë të ketë profesionistë kompetentë dhe me experiencë që t’i çojnë pasagjerët në destinacionet e tyre për shumë vite me radhë.

XS
SM
MD
LG