Lidhje

SHBA do t’i shesi Arabisë Saudite një paketë armësh prej 60 miliardë dollarësh

  • Dejvid Gollast

SHBA do t’i shesi Arabisë Saudite një paketë armësh prej 60 miliardë dollarësh

SHBA do t’i shesi Arabisë Saudite një paketë armësh prej 60 miliardë dollarësh

Administrata Obama njoftoi dje planet për t’i shitur Arabisë Saudite një paketë armatimesh prej 60 miliardë dollarësh, ku përfshihen avionë luftarakë, helikopterë dhe sistemeve të tjara armësh të lidhura me to. Paketa e armëve ka si qëllim të ndihmojë Arabinë Saudite të përballojë kërcënimet e mundërshme nga Irani dhe terrorizmi në rajon. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dejvid Gollast, nga informon nga Shtëpia e Bardhë.

Përmbajtja e paketës së armëve, më e madhja në historinë e Shteteve të Bashkuara, ka qënë e njohur prej kohësh, por administrata nuk e kishte bërë njoftimin zyrtar për shkak të konsultimeve me Kongresin.

Sipas kushteve të saj, Shtetet e Bashkuara do ta paisin Arabinë Saudite me 84 avionë luftarakë F-15 dhe paisje elektronike dhe armë që u përshtaten nevojave të vendit. 70 avinë të tjerë F-15, që ndodhen në Arabinë Saudite do të rinovohen në kapacitetin e avionëve të rinj.

Mbretëria Saudite do të blejë një flotë tepër të madhe, prej rreth 200 helikopterësh ushtarakë Apaçi, Blekhok dhe të tjerë, sëbashku me radarë, raketa kundër avionëve dhe kundër anijeve si dhe bomba të telekomanduara.

Zyrtarët thonë se vlera e përgjithshme e kësaj pakete është rreth 60 miliardë dollarë, por ajo mund të jetë më vogël nëse Arabia Saudite vendosë të mos blejë armët e tjera që parashikohen në paketë gjatë një periudhe 15 deri në 20 vjeçare.

Në një konferencë shtypi për njoftimin e kësaj marrëveshjeje, ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet politiko-ushtarake Endriu Shapiro tha se ajo përforcon marrëdhëniet afatgjata ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite.

Ai tha se një Iran me armë bërthamore është një nga kërcënimet që paketa synon ta shmangë, por ekzistojnë edhe kërcënime të tjera ndaj Arabisë Saudite, siç janë sulmet terrorise ndaj objekteve të saj të naftës si dhe probemet ndërkufitare, si inkursionet e fiseve ekstremiste nga Jemeni.

"Ajo nuk ka të bëjë vetëm me Iranin. Ajo ka të bëjë me ndihmën për nevojat legjitime të sigurimit të sauditëve. Ata jetojnë në një rajon të rrezikshëm dhe ne po i ndihmojmë të ruajnë dhe të mbrojnë sigurimin e tyre përballë kërcënimeve që u kanosen”.

Ndihmës sekretari i Mbrojtjes për çështjet e sigurimit ndërkombëtar, Aleksandër Vershbou tha se forcimi i kapaciteteve saudite të mbrojtjes do të zvogëlojë më në fund nebojë për dislokime focash amerikanenë rajonin e Gjirit Persik.

"Po t’u hedhim një vështrim sfidave të së ardhmes, duke patur parasysh operacionet e përbashkëta me aleatët tanë në rajonin e Gjirit, të cilat janë trejnuar sëbashku me forcat tona, do të thotë se ne kemi partnerë dhe aleatë me të cilët mund të përcaktojnë planet për t’iu përgjegjur sfidave të mundëshme në të ardhmen. Kjo do të thotë se mund të na duhet të stacionojmë më pak forca vazhdimisht në rajon”.

Zoti Vershbou tha se Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar konsultime të nivelit të lartë me zyrtarët izraelitë lidhur me këtë shitje dhe Izraeli nuk e ka kundërshtuar.

Izraeli ka patur për një kohë të gjatë avionë luftarakë F-15 dje kohë t e fundit ka rënë dakord të blejë edhe disa avionë bombardues F-35, për të cilët Shtetet e Bashkuara thonë se do t’i shërbejnë për të patur ushtarakisht avantazh në Lindjen e Mesme.

Kongresi amerikan mund ta bllokojë marrëveshjen e armëve me Arabinë Saudite, por ndihmës sekretari i Shtetit Shapiro tha se kontaktet me udhëheqës të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kongresit i bëjnë zyrtarët e administratës të besojnë se nuk do të bëhet pengesë për përfundimin e shitjeve.

XS
SM
MD
LG