Lidhje

Obama: Trysni ndaj senatit për ratifikimin e traktatit të armëve me Rusinë

  • Zëri Amerikës

Obama: Trysni ndaj senatit për ratifikimin e traktatit të armëve me Rusinë

Obama: Trysni ndaj senatit për ratifikimin e traktatit të armëve me Rusinë

Administrata Obama po ushtron trysni ndaj Senatit amerikan, që të ratifikojë traktatin e ri për kontrollin e armëve bërthamore me Rusinë, me afrimin e votimit për një marrëveshje të re.

Në një deklaratë sot, Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates tha se ratifikimi pa humbur kohë i traktatit të ri Start do të forcojë sigurinë kombëtare të SHBA. Ai tha se traktati do të fuqizojë qëndrueshmërinë strategjike, do të bëjë të mundur një regjim rigoroz inspektimi dhe do të forcojë udhëheqjen amerikane për të mos lejuar përhapjen e armëve bërthamore. Zoti Gates tha se do të sigurojë fleksibilitetin e nevojshëm për të strukturuar forcat bërthamore strategjike amerikane, që t’i plotësojnë më mirë interesat e sigurisë.

Senati pritet të votojë sot për t’i dhënë fund debatit për traktatin, duke i hapur rrugën votimit përfundimtar këtë javë, në ditët e ardhshme.

Por disa republikanë thonë se Senati nuk ka patur kohën e mjaftueshme për të debatuar për paktin dhe ata e kundërshtojnë votimin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa Kongresit aktual po i mbaron mandati. Ata po ashtu shqetësohen se traktati mund të kufizojë sistemet e ardhshme të mbrojtjes nga raketat. Demokratët thonë se kanë dy të tretat e nevojshme për ratikimin e traktatit.

XS
SM
MD
LG