Lidhje

Presidenti Obama, takim për vendin bosh në Gjykatën e Lartë


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se nuk do ta zgjedhë kandidatin për Gjykatën e Lartë bazuar në pikëpamjet e individit për çështjen delikate të abortit, por theksoi se do të zgjedhë dikë që respekton të drejtat e gruas.

Zoti Obama i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë, pasi u takua me me senatorë të lartë për të diskutuar vendin bosh që do të krijohet së shpejti në Gjykatën e Lartë.

Presidenti tha në komentet për shtyp se shpreson që anëtari i ardhshëm i Gjykatës do të jetë miratuar para fillimit të mandatit të ardhshëm të Gjykatës në tetor. Ai shprehu besimin se Senati, i cili duhet të miratojë kandidatin për Gjykatën, do të zhvillojë një proces konfirmimi të bazuar në analizë të thellë.

Presidenti tha se po shqyrton disa kandidatura fantastike për të zëvendësuar anëtarin John Paul Stevens, i cili pas më shumë se 3 dekadash në Gjykatën e Lartë, ka thënë se do të dalë në pension.

XS
SM
MD
LG