Lidhje

SHBA: Kandidatë të lëvizjes "Tea Party" fitojnë zgjedhjet partiake në disa shtete

  • Zëri Amerikës

SHBA: Kandidatë të lëvizjes "Tea Party" fitojnë zgjedhjet partiake në disa shtete

SHBA: Kandidatë të lëvizjes "Tea Party" fitojnë zgjedhjet partiake në disa shtete

Kandidatë konservatorë, të mbështetur nga lëvizja “Tea Party” siguruan fitore në zgjedhjet paraprake, që u zhvilluan dje në disa shtete amerikane.

Në shtetin lindor Delaware, aktivistja konservatore Christine O’Donnell, fitoi ndjeshëm ndaj kongresmenin Michael Castle, në zgjedhjet paraprake për të siguruar emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet e 2 nëntorit për në Senatin amerikan. Që të dy konkuruan për të fituar kandidaturën e Partisë Republikane për vendin në senat të lënë bosh nga nënpresidenti Joe Biden.

Michael Castle ka qënë guvernator i shtetit Delaware i cili ka sherbyer nëntë mandate në Dhomën e Përfaqësuesve duke e bërë kështu kongresmeni që ka sherbyer më gjatë në historinë e atij shteti.

Ndërkohë, ish anëtari i kongresit amerikan, Joseph DioGuardi fitoi zgjedhjet paraprake në distriktin Westchester të Nju Jorkut, mes disa kandidatëve pak të njohur.

Në zgjedhjet e nëntorit , zoti DioGuardi, lobist i njohur i shqiptarëve të Amerikës, do të jetë përballë senatores së tanishme, Kirsten Gillibrand, e cila zuri vendin e sekretares së shtetit Hillari Clinton në vitin 2008 kur ajo u emërua në këtë post nga presidenti Obama.

Zoti Dioguardi ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga viti 1985 deri më 1988 dhe është kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë që përpiqet për çështjet e shqiptarëve në Ballkan.

XS
SM
MD
LG