Lidhje

Një adoleshent amerikan, personi më i ri që ngjit Malin Everest

  • Zëri Amerikës

Një djalë 13 vjeçar amerikan është personi më i ri në botë që ngjitet në malin e Everestit, maja më e lartë në botë.

Xhordan Romero nga Kalifornia arriti sot në majën më të lartë të Himalajeve, e cila ngrihet 8,850 metra mbi nivelin e detit, duke kaluar kështu rekordin e mëparshëm, që mbahej nga 16 vjeçari Tembah Tsheri nga Nepali.

Nepali nuk lejon personat nën moshën 16 vjeçare që t’i ngjiten majës së Everestit për të evituar rreziqet, kështu që Romero me grupin e tij, mes tyre babai i tij dhe njerka, u ngjitën nga ana kineze.

Në faqen e internet ku u dokumentua udhëtimi i Romeros thuhet se ai ishte “jashtëzakonisht i lumtur” kur fliste me telefon përmes satelitit nga maja më e lartë e Himalajeve. Ai tani duhet t’i ngjitet malit Vinson në Antarktidë për të kompletuar kërkesën e tij, për t’iu ngjitur majave më të larta në të gjitha kontinentet.

Romero iu ngjit majës së Everestit së bashku me një grup alpinistësh, mes tyre dhe një guidë nepaleze Sherpa, e njohur me emrin Apa, e cila theu rekordin e vendosur prej saj, duke iu ngjitur Everestit për herë të 20-të.

XS
SM
MD
LG