Lidhje

SHBA: Në rrezik asistenca për papunësinë për shumë amerikanë

  • Majkëll Boumën

SHBA: Në rrezik asistenca për papunësinë për shumë amerikanë

SHBA: Në rrezik asistenca për papunësinë për shumë amerikanë

Miliona amerikanë të papunë mund të shohin ndërprerjen e asistencës të tyre federale deri nga fundi i vitit, nëse Kongresi nuk merr masa për t’i zgjatur ato. Pagesat janë hartuar për t’u dhënë të papunëve të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar nevojat bazë ndërsa kërkojnë punë. Kongresi ka zgjatur kohën e pagesave ndërsa papunësia vazhdon të jetë e lartë. Por një zgjatje tjetër e përfitimeve nuk është e sigurtë.


Më shumë se një vit në mëkëmbjen e dobët ekonomike, niveli i papunësisë vazhdon të jetë gati 10 përqind. Miliona amerikanë kanë qënë pa punë për një vit apo më shumë – duke përjetuar një ngarkesë financiare dhe emocionale nga kjo situatë.

Në Pensilvani, menaxheri i shitjeve Greg Rosen tani i papunë ka shkurtuar shumë shpenzime që nga ushqimet tek ilaçet dhe nuk mund të mbështesë më nënën e tij.

Shumë të papunë janë të acaruar.

"Kam kërkuar për punë çdo ditë dhe s’kam gjetur asgjë".

Presidenti Barak Obama i ka kërkuar shpesh kongresit të zgjasë përfitimet federale për të papunët.

"Kemi përgjegjësinë t’i ndihmojmë ata të jetojnë dhe të mbështesin familjet derisa të gjejnë punë".

Por Kongresi po bëhet gati për një tjetër betejë të zgjatjes së përfitimeve, si ajo në korrik kur republikanët kundërshtuan përfitime të mëtejshme në se nuk shkurtohen shpenzimet me të njëjtën masë. Ligjvënësi republikan Çarls BUstanI.

"Projektligji para nesh sot është zgjatja e nëntë e asistencës së papunësisë që nga mesi i vitit 2008. Me zgjatjen e tyre nëntorin e kaluar, asnjë nga këto zgjatje përfitimesh nuk është paguar. Ato kapin shifrën e 135 miliardë dollarëve duke iu shtuar borxhit prej 14 trilionë dollarësh".

Analistët theksojnë se asistenca për papunësinë duhet të jetë e përkohshme por recesioni i vështirë dhe rimëkëmbja e ngadalshme ekonomike ka bërë që shumë amerikanë të mbështeten në këto programe për një kohë të gjatë. Ekonomisti dhe ish zyrtari amerikan i thesarit Erik Toder.

"Njerëzit thonë – nuk duhet t’i dekurajosh njerëzit të kërkojnë punë duke ju dhënë atyre të ardhura të mira. Ekziston ndjenja se tani papunësia nuk është 10 përqind ngaqë njerëzit nuk po kërkojnë punë. Niveli i lartë i papunësisë ka arritur aty ku është pasi nuk ka punë".

Zoti Toder shton se të papunët shpenzojnë zakonisht të gjitha përfitimet që marrin, duke stimuluar ekonominë në tërësi.

Zgjatja e asistencës së papunësisë është një nga shumë çështjet që demokratët shpresojnë të zgjidhin në sesionin e fundit të vitit. Miratimi i tij konsiderohet i mundur në Dhomën e Përfaqësuesve por është me pikëpyetje në Senat ku republikanët mund të përdorin mocione proceduriale për të bllokuar legjislacionin.

Disa të papunë kanë shtuar në të kaluarën protestat për të zgjatur përfitimet dhe thonë se janë gati ta bëjnë këtë përsëri – edhe me koston e krenarisë së tyre.

"Nuk jam e mësuar më këtë gjendje. Nuk dua t’ju lutem njerëzve," thotë një protestuese.

Shumë ekonomistë presin që niveli i papunësisë të qëndrojë mbi 9 përqind për disa muaj me rradhë.

XS
SM
MD
LG