Lidhje

Botërori 2010: SHBA kalon në raundin e 16-shes


Botërori 2010: SHBA kalon në raundin e 16-shes
Botërori 2010: SHBA kalon në raundin e 16-shes

Shtetet e Bashkuara kaluan në turin e ardhshëm të Kampionatit Botëror, duke u bërë pjesë e 16-shes, pas fitores 1-0 me Algjerinë në një lojë emocionale në Pretoria të Afrikës së Jugut.

Pasi humbi disa shanse gjatë lojës, Landon Donovan bëri një gol në minutat shtesë të pjesës së dytë, duke siguruar fitoren për Amerikën. Goli i minutës së 91-të garantoi vendin e Shteteve të Bashkuara në krye të grupit C me 5 pikë.

Edhe Anglia siguroi pesë pikë, pasi mundi Slloveninë 1-0 me golin e shënuar nga Xhermein Defoe në minutën e 23-të. Shtetet e Bashkuara kryesojnë në grup në bazë të golavarazhit. Algjeria dhe Sllovenia u skualifikuan.

Në Grupin D, Gjermania fitoi me rezultatin 1-0 me Ganën në Johanesburg. Të dy skuadrat kualifikohen për në 16-she, pasi në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Australia fitoi 2-1 ndeshjen me Serbinë.

Në ndeshjet e ardhëshme, Shtetet e Bashkuara do të luajnë me Ganën dhe Gjermania me Anglinë.

XS
SM
MD
LG