Lidhje

SHBA: Partitë politike përqendrojnë fushatën tek grupet me peshë të zgjedhësve

  • Xhim Mallon

TEA PARTY

TEA PARTY

Në Shtetet e Bashkuara, fushata zgjedhore po intensifikohet në ditët e fundit para zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin. Të dy partitë kryesore politike po përpiqen të fitojnë votat e grupeve kryesore të zgjedhësve, me shpresën që t’i motivojnë zonat kryesore të shkojnë për të votuar ditën e zgjedhjeve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Xhim Mallon na jep hollësi.

Sondazhet e opinionit publik u japin republikanëve të opozitës avantazh për zgjedhjet e nëntorit. Për muaj me radhë, anketat kanë treguar se votuesit republikanë, veçanërisht konservatorët, janë aktivizuar për zgjedhjet e këtij viti dhe synojnë të marrin pjesë në votime në numër të madh.

Duke patur këtë parasysh, Presidenti Barak Obama dhe demokratë të tjerë me influencë janë angazhuar intensivisht në fushatë në momentin e fundit për të motivuar grupet demokrate me peshë që luajtën një roj shumë të rëndësihsëm në fitoren e zotit Obama në zgjedhjet presidenciale dy vjet më parë.

"Ashtu siç bëtë në 2008, ju mund të sfidoni mendimin e zakkonshëm. Ju mund ta bëni këtë! Ju mund ta bëni!”

Anketat e fundit tregojnë se një numër garash për Senatin po ngushtohen në ditët e fundit të fushatës, duke inkurajuar kështu në një farë mase demokratët. Shumica e analistëve presin fitore të mëdha për republikanët dhe shumë parashikojnë se ata do të fitojnë 39 vendet që u duhen për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Republikanët kanë nevojë të fitojnë dhjetë vende për të patur shumicën në Senat, por pjesa më e madhe e anlistëve besojnë se kjo është e vështirë për t’u arritur se fitorja e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve.

Të dy partitë politike kryesore varen tek mbështetja e fortë nga grupet me influencë të zgjedhësve që i qendojnë besnikë partisë së tyre nga një zgjedhje në tjetrën. Majk O’Brajan mbulon politikën për gazetën The Hill në Uashington. Ai thotë se demokratët janë përqendruar tek grupet kryesore të votuesve që lujtën rol në fitoren e zotit Obama dy vjet më parë, për t’i nxitur ata të shkojnë në votime.

"Ata janë votuesit e rinj, ata që votuan për herë të parë në vitin 2008. Gratë, komunitetet e pakicave dhe të tjerë grupe të tilla. Këta votues dolën në numër të madh në votime në vitin 2008. Ishte një pjesëmarrje e pashembullt”.

Gratë janë një grup me rëndësi shumë të madhe për demokratët në këto zgjedhje. Ato përbëjnë një shumicë të madhe të popullatës dhe historikisht kanë favorizuar kandidatët demokratë. Por këtë vit gjendja ka ndryshuar, thotë Endi Bar i faqes së Internetit “Politico”.

"Gratë e moderuara janë një prej grupeve që synojnë të dy palët. Ato votuan në numër të madh për Barak Obamën në zgjedhjet e fundit dhe në favor të demokratëve. Tani anketat tregojnë se ato janë të prirura të votojnë për republikanët, prandaj demokratët po bëjnë ç’është e mundur për të tërhequr gratë e moderuara”.

Republikanët mbështeten në pjesëmarrjen në votime në numër të madh të zgjedhësve të bardhë, burrave dhe votuesve të moshuar, për të siguruar fitore në zgjedhjet e 2 nëntorit.

Këto grupe kanë aderuar veçanërisht me lëvizjen Tea Party këtë vit, një koalicion grupesh konservatore dhe liberale që kërkojnë një qeveri më të vogël dhe taksa më të ulta. Marko Rubio, kandidat republikan nga Florida për në Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe gjithashtu mbështetet nga aktivistët e Tea Party-it në mbarë vendin.

"Ne jemi në rrugën që të bëhemi brezi i parë i amerikanëve që ta lëmë bresin e ardhshëm në kushte më të këqia”.

Endi Bar i faqes së Internetit “Politico” thotë se burrat e bardhë dhe votuesit e moshuar janë mes atyre që janë më të vendosur për të votuar dhe duket se ata do të mbështesin kryesisht kandidatët republikanë në gjithë vendin.

"Më parë, një numër i madh prej tyre votuan për Barak Obamën. Por ne po shikojmë që një numër shumë i madh mes votuesve të bardhë dhe të moshuar që votojnë për republikanët”.

Përveç votimeve për Kongresin, 37 nga 50 shtetet amerikane mbajnë zgjedhjet për guvernatorët.

XS
SM
MD
LG