Lidhje

Sekretari amerikan i Thesarit optimist për miratimin e reformave financiare

  • Zëri Amerikës

Sekretari amerikan i Thesarit optimist për miratimin e reformave financiare

Sekretari amerikan i Thesarit optimist për miratimin e reformave financiare

Sekretari amerikan i Thesarit shprehet optimist se Kongresi do të arrijë të miratojë këtë vit reformat financiare dhe ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Në komentet që bëri në një intervistë televizive sot, Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner tha se mendon që Kongresi është pranë miratimit të reformave të reja. Këto reforma, tha ai, do të parandalojnë nevojën që taksapaguasit amerikanë të paguajnë në të ardhmen për shpëtimin e bankave nga falimentimi.

Presidenti Barak Obama e ka renditur miratimin e ligjeve të reja për kontrollin e sektorit financiar si përparësinë e tij të re. Presidenti është zotuar gjithashtu se do t’i vërë veton çdo ligji që nuk ofron parametra të reja rregullatore për transaksionet e ndërlikuara financiare, të cilat shikohen nga kritikët si një ndër shkaktarët kryesorë të krizës ekonomike që filloi në vitin 2008.

Republikanët kanë sinjalizuar se do t’i kundërshtojnë reformat financiare, por Sekretari Geithner tha sot se është optimist se disa ligjvënës republikanë do të votojnë pro ligjit.

XS
SM
MD
LG