Lidhje

SHBA: Komunitetet lokale ndihmojnë FBI-në për të luftuar ekstremizmin

  • Elizabeth Lee

SHBA: Komunitetet lokale ndihmojnë FBI-në për të luftuar ekstremizmin

SHBA: Komunitetet lokale ndihmojnë FBI-në për të luftuar ekstremizmin

Interneti lehtëson komunikimin e ideve të ndryshme, përfshirë idetë e terroristëve dhe ekstremistëve. Këtu në Shtetet e Bashkuara, Byroja Federale e Hetimeve apo FBI-ja po punon me udhëheqësit e komuniteteve për parandalimin e përhapjes së terrorizmit të brendshëm përmes internetit. Materiali në vazhdim na njeh me punën FBI-së në një qendër myslimane në periferi të Uashingtonit.

Saxhad Ahmadit i pëlqen sporti dhe e kupton pasionin e këtyre adoleshentëve. Ai punon me ta në qendrën e shoqatës “Myslimanët e zonës së Dallas-it që njihet thjesht si ADAMS. Ahmadi thotë puna e tij është t’i mësoj adoleshentët mbi rrëziqet e shoqërisë moderne si droga, krimi, dhe interneti.

“Interneti është një burim i rëndësishëm, por mund të sjell edhe telashe.”

Të rinjtë, në kërkim të një kauze ndikohen lehtë nga ideologjia ekstremiste.

Brett Hovington është përgjegjës i FBI-së për marrdhëniet me komunitetet.

“Nuk të duhet fare të marrësh avionin. Mund të përdorësh kompjuterin ku je i mbrojtur pas tastjerës dhe mund të lidhesh me njerëzit në gjithë botën.”

Pesë shtetas amerikanë nga rrethinat e Uashingtonit janë akuzuar për përdorimin e internetit për të krijuar lidhje me militantët në Pakistan, dhe tani përballen me akuza për terrorizëm. Në një tjetër rast, një grua amerikane akuzohet për rekrutimin e burrave për të kryer vepra terroriste përmes internetit. Raste si këto i shqetësojnë ligjvënësit amerikanë. Ligjvënësi republikan Çarli Dent thotë:

“Interneti është vegël që përdoret nga terroristët për komunikim, rekrutim, planifikime, organizime, përgatitje, për trajnime dhe ekzekutimin e komploteve terroriste.”

Në një seancë dëgjimore mbi terrorizmin e organizuar në vend, agjenti Hovington tha se krijimi i lidhjeve të ngushta me komunitetet vendase është çelësi i parandalimit të ekstremizmit.

“Është sfidë të identifikosh një terrorist të vetmuar. Është pothuajse e pamundur pa ndihmën e komuniteteve dhe qytetarëve.”

Zoti Hovington thotë se një nga mënyrat e ndërtimit të besimit është një nga 56 akademitë qytetare të FBI-së në Shtetet e Bashkuara. Studentët që vijnë në këto akademi përfaqësojnë të gjitha komunitetet në vend. Njëri prej tyre është president i qendrës Adams, Faruk Sajed.

“Ka shumë përceptime negative mbi FBI-në në komunitete.”

Zoti Sajed thotë se pjesëmarrja në Akademinë e Qytetarëve e ka ndihmuar të kuptoj më mirë punën e FBI-së dhe i ka dhënë atij mësime të mira për t’i përcjellë në komunitetin e tij.

“Në këtë kurs unë mësova se kompjuterat portativ nuk duhet vendosur në dhomën e gjumit. Ata duhet të jenë të pranishëm vetëm aty ku ne mund të vëzhgojmë aktivitetin e fëmijëve.”

Por ndërgjegjësimi i publikut mbi rolin e FBI-së përfaqëson vetëm njërën anë të ekuacionit. Qytetarët dhe agjentët pohojnë se besimi duhet të jetë i dyanshëm.

“Komunitetet do të jenë më mikëpritëse nëse ne nuk kërkojmë që ata të na tregojnë gjithçka, por nëse u kërkojmë atyre të bëhen partner me ne. Ne i mësojmë atyre mënyrat tona dhe ata na mësojne ne traditat e tyre".

Zoti Sajed tani dëshiron t’i intensifikoj marrëdhëniet me FBI-në.

“Unë dua ta kem këtë partneritet me FBI-në jo vetëm në nivel komuniteti, por edhe në nevelin e punësimit.”

Sajed po inkurajon të rinjtë në qendrën ADAMS të shqyrtojnë mundësinë e fillimit të një karriere me FBI-në për të forcuar lidhjet e komunitetit mysliman me forcat e rendit.

XS
SM
MD
LG