Lidhje

Uzbekistani dënon me gjobë gazetarin e Zërit të Amerikës të akuzuar për shpifje

  • Xhejms Bruk

Uzbekistani dënon me gjobë gazetarin e Zërit të Amerikës të akuzuar për shpifje

Uzbekistani dënon me gjobë gazetarin e Zërit të Amerikës të akuzuar për shpifje

Një gjykatë në Uzbekistan ka dënuar me 10 mëjë dollarë gjobë një gazetar uzbek, i cili raportonte për Zërin e Amerikës, duke e akuzuar për tri krime lidhur me shtypin. Gazetari më pas u lirua. Korrepondenti i Zërit të Amerikës, Xhejms Bruk, njofton nga Moska se Abdulmalik Bobaev, i cili ka mbuluar Uzbekistanin gjatë pesë vjetëve të fundit dhe ka raportuar për Zërin e Amerikës, u dënuar dje nga një gjykatë në Tashkent për shpifje, ofendime dhe për botimin e informacionit të dëmshëm për qetësinë publike. Bobaev tha se ka në plan ta apelojë vendimin. Akuza për kalimin ilegalisht të kufirit u tërhoq.

Akuzat i ngritura kundër tij mund të kishin çuar në një dënim me tetë vjet burtim. Por gjykatësi e dënoi atë me gjobë dhe e liroi. Në një kontakt me telefon celular pas vendimit, Bobaev tha se po i përshtatet jetës pa kërcënimin me burgim. Ai thotë se kur shkoi në gjykatë dje në mëngjes, avokati i tij e paralajmëroi të ishte i përgatitur për gjithëçka.

Drejtori i Zërit të Amerikës, Danforth W. Austin bëri një deklaratë në të cilën tha: “Ne po e shqyrtojmë vendimin e gjykatës uzbeke. Jemi të kënaqur që zoti Boboev nuk u dënua me burgim. Megjithatë, ne mbetemi të shqetësuar se puna e tij si gazetar ka rezultuar në një gjobë të madhe”.

Gjatë dy vjetëve të fundit, Uzbekistani ka burgosur tetë gazetarë. Të mërkurën, një gjykatë uzbeke dënoi gazetarin Vladimir Berezovski, redaktor një faqeje ruse Interneti për ofendime dhe shpifje, por gjykatësi i çështjes e la atë të lirë në kuadrin e një programi amnestie. Berezovski, i cili është redaktor faqes vesti.uz në Uzbekistan, nuk e pranoi akuzën dhe ka në plan ta apelojë vendimin.

Ndërkaq, Avokati i Abdulmalik Bobaevit , Sergei Majorov, tha se klienti i tij po mendohet nëse do ta apelojë vendimin. Por ai tha se u ndje i lehtësuar që parashikimi më i keq nuk u bë realitet.

Të dyja çështjet kanë tërhequr vemendjen ndërkombëtare . Grupe për mbrojtjen e lirisë së shtypit në Nju Jork dhe Paris kanë kritikuar ashpër Uzbekistanin për gjykimin e gazetarëve.

Ambasada amerikane në Tashkent i dikutoi çështjen e Bobaevit me zyrtarë të lartë uzbekas dhe dërgoi diplomatë amerikanë të ndiqnin gjyqin.

Pas vendimit të gjykatësit dje, ambasada lëshoi këtë njoftim: “Ne jemi të lehtësuar që gjykata e liroi gazetarin Abdulmalik Bobaev pa e dënuar me burgim. Megjithatë, ambasada mbetet e shqetësuar për rrethanat e kësaj çështjeje lidhur me lirinë e medias në Uzbekistan."

Ekspertët e lirisë së shtypit thonë se tetë gazetarët e burgosur në in Uzbekistan shërbejnë si paralajmërime për gazetarët e tjerë në këtë vend 30 milionë banorësh.

XS
SM
MD
LG