Lidhje

Arrin në Vatikan pema e Krishtlindjes


Arrin në Vatikan pema e Krishtlindjes
Arrin në Vatikan pema e Krishtlindjes

Sot herët në agim, në sheshin e bazilikës së Shën Pjetrit në Romë, mbërriti pema e krishtlindjes e prerë nga pyjet në veri të Italisë, në përputhje me traditën 27 vjeçare për të dekoruar sheshin e Vatikanit për sezonin e festave.

Mendohet se pema është një bredh i kuq, 30 metra i lartë dhe rreth 80 vjeçar, sipas një specialisti që merret me këtë projekt.

Gjatë javës së ardhshme ajo do të dekorohet me rreth 300 yje në përgatitje të ndriçimit më 17 dhjetor.

Pema e Krishtlindjes filloi të vendoset në sheshin e Vatikanit në vitin 1982, një traditë e filluar nga Papa me prejardhje polake, Gjon Pali i Dytë.

XS
SM
MD
LG