Lidhje

Tajlanda shtyn ekstradimin e trafikantit rus të armëve, Viktor Bout

  • Ardita Dunellari

Tailanda shtyu ekstredimin e trafikantit famëkeq rus të armëve Viktor Bout për në Amerikë, derisa të zgjidhen disa komplikime ligjore.

Policia në Tailandë kishte thënë më parë se 43 vjeçari Bout, i njohur si “tregëtari i vdekjes”, për shkak të tregëtisë së armëve në mbarë botën, do t’u dorëzohej autoriteteve amerikane dhe do të udhëtonte për në Amerikë të mërkurën.

Por kryeministri i Tailandës, Abhist Vejjajiva u tha gazetarëve në Bangkok se ka ende disa hapë ligjorë për t’u zgjidhur, para se Viktor Bout të ekstradohet.

Autoritetet tajlandeze thonë se vonesa ka të bëjë me disa akuza të reja nga Amerika të ngritura në muajin shkurt kundër Viktor Boutit, ish oficer i forcave ajrore sovjetike, për pastrim parash dhe falsifikim transfertash bankare.

Autoritetet thonë se këto akuza ose duhet të hiqen, ose duhet të shqyrtohen më parë nga një gjykatës tajlandez , para se ai të ekstradohet për t’u përballur me akuzat për trafikim armësh.

XS
SM
MD
LG