Lidhje

Trafikanti Viktor But hedh poshtë ofertën e amerikanëve


Trafikanti Viktor But hedh poshtë ofertën e amerikanëve
Trafikanti Viktor But hedh poshtë ofertën e amerikanëve

Një shtetas rus, që aktualisht mbahet nga autoritetet amerikane i akuzuar si një ndër trafikantët më të mëdhenj të armëve në botë, thotë se ka hedhur poshtë ofertën e amerikanëve për dënim më të lehtë me kusht, që të tregonte bashkëpunëtorët e tij në Rusi dhe vende të tjera.

Viktor But mbahet në një burg amerikan, në pritje të gjykimit. Ai e ka akuzuar Uashingtonin se po zhvillon një fushatë për të njollosur imazhin e tij dhe se ai nuk ka shpresë që procesi i tij gjyqësor në Amerikë të jetë i drejtë.

Komentet e tij i publikoi sot agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.

43-vjeçari që ka qenë përkthyes për ushtrinë sovjetike, këmbëngul se është i pafajshëm dhe se autoritetet amerikane po përpiqen ta shfrytëzojnë si kokë turku për një numër problemesh ndërkombëtare.

I akuzuari Viktor But u ekstradua nga Tajlanda në 2010, dy vjet pas arrestimit në një operacion të fshehtë nga agjentët amerikanë. Ai akuzohet se ka përdorur një flotilje avionësh transporti për trafik armësh për kryengritës dhe ekstremistë në Afrikë, Amerikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme gjatë viteve ’90. Ai thotë se ka operuar një biznes të rregullt transporti.

XS
SM
MD
LG