Lidhje

Virxhinia ekzekuton gruan e parë në pothuajse 100 vjet

  • Zëri Amerikës

Një grua në shtetin Virxhinia është ekzekutuar me injeksion vdekjeprurës për komplot në vrasjen e bashkëshortit dhe djalit të tij në vitin 2002. Teresa Lewis është gruaja e parë që ekzekutohet në Virxhinia në pothuajse 100 vjet.

Ajo është gruaja e parë që ekzekutohet në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2005. Si Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ashtu edhe guvernatori i Virxhinias Bob McDonnel refuzuan të ndalonin ekzekutimin e saj.

Zonja Lewis, e cila ishte 41 vjeç, e pranoi se kishte paguar dy burra për të kryer dy vrasjet në mënyrë që ajo të pëfitonte shuma të mëdha parashë nga siguracioni i jetës. Dy burrat u dënuan me burgim të përjetshëm.

Avokatët e zonjës Lewis kishin thënë se klientja e tyre nuk duhej të ekzekutohej për shkak të gjendjes së saj mendore dhe si e tillë ishte bërë objekt i dy personave , që e manipuluan atë. Por Guvernatori i Virxhinias McDonnell tha kohët e fundit se një numër psikologësh dhe psikiatrësh e kishin analizuar gjendjen e zonjës Lewis dhe se asnjeri prej tyre nuk kishte arritur në përfundimin se ajo vuante nga sëmundje mendore.

XS
SM
MD
LG