Lidhje

Shqipëri: Zyrtarët presin një vlerësim pozitiv për çështjen e vizave

  • Armand Mero

Shqipëri: Zyrtarët presin një vlerësim pozitiv për çështjen e vizave

Shqipëri: Zyrtarët presin një vlerësim pozitiv për çështjen e vizave

Raporti i komisionit europian për liberalizimin e vizave bazuar në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në katër blloqe të udhërrëfyesit vlerësonte se në Bllokun e parë Shqipëria i kishte përmbushur plotësisht ato, ndërsa në bllokun e dytë dhe të katërt objektivat ishin përgjithësisht të realizuara, dhe në bllokun e tretë se ishin arritur shumica e objektivave.

Autoritetet sot deklaruan se ishin të bindur se vendimi I pritshëm për Shqipërinë do të jetë pozitiv: "Në çdo rast vlerësimi do të jetë një vlerësim shumë pozitiv për shkak të progresit të padiskutueshëm që Shqipëria ka bërë për plotësimin e detyrimeve".

Në të njejtën linjë edhe ministri I Brendshëm Lulëzim Basha I cili ishte në komisionin e Sigurisë së parlamentit: "Shqipëria ka bërë një përparim solid në plotësimin e kritereve dhe presim të kemi një propozim pozitiv për heqjen e vizave dhe ky propozim do të vijë vetëm si rezultat I arritjeve të saj dhe pa asnjë dimension tjetër vec vlerësimit objektiv dhe të ndershëm të asaj cka ka arritur Shqipëria".

Në Tiranë në fakt duket se nuk është pritur mirë një vlerësim nga Komisioni, më pozitiv për Bosnjen, e cila mund të jetë favorizuar edhe për shkak të problematikës së trashëguar nacionaliste dhe rreziqet permanente që burojnë prej saj, vecanërisht tani në prag të zgjedhjeve të ardhshme atje. Duket se jo më kot ministri i Brendshëm Basha i mëshoi disa herë faktit se "Shqipëria pret të vlerësohet nga arritjet e saj" duke përmendur ato cka jane bere, që nga sistemet moderne të vëna në funskionin për kufijtë dhe kontrollin e tyre, apo sistemet e administrimit të informacionit kriminal deri te ligji I ri antimafia të cilin sipas tij nuk e ka asnjë nga vendet e ballkanit perëndimor. Edhe në fusha të legjislacionit sipas një karahasimi të dy raporteve, Shqipëria duket te kete bere me shume se Bosnja, sikundër edhe për pasaportat apo për të drejtat themelore e marrëdhëniet me jashtë. "Disponojmë të gjithë informacioniet jo vetëm për Shqipërinë por edhe vendet e tjera etë rajonit, ku kanë qenë tre vendet e tjera kur u mor vendimi, ku janë vendet e tjera që janë në process, Ne nuk e m,arrim këtë si një garë rajonale por seopse krahasimin e kemi patur dhe e kemi realizuar vetëm me vendet e zonës Schengen".

Edhe sipas një vlerësimi të bërë nga një institucion i njohur, i pavarur, që është marrë me cështjen e vizave, "Nisma për Stabilitet Europian", (Esi) niveli i Shqipërisë në përmbushje të detyrimeve të udhërrëfyesit është, më I lartë se ai I Serbisë dhe Malit të zi një vit më parë kur ato morën nga Bashkimi Europian heqjen e vizave për qytetarët e tyre.

Komisioni europian pritet të bëjë propozimin e tij në fund të majit. Sipas të gjitha gjasave një vendim paraprak do të mund të merret në qershor dhe hyrja e tij në fuqi të realizohet në vjeshtë.

XS
SM
MD
LG