Lidhje

Bruksel, takim konsultativ mbi vizat për Shqipërinë dhe Bosnjen


Bruksel, takim konsultativ mbi vizat për Shqipërinë dhe Bosnjen
Bruksel, takim konsultativ mbi vizat për Shqipërinë dhe Bosnjen

Në Bruksel u zhvillua një takim konsultativ për të analizuar zbatimin nga Shqipëria dhe Bosnja të kritereve për liberalizimin e vizave. Takimi mes Komisionit Europian dhe Komitetit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të Parlamentit Europian shqyrtoi një raport mbi zbatimin e udhërrëfyesit për këtë çështje. Një takim i ngjashëm u zhvillua dje me Komitetin për Ballkanin perëndimor, ku përfaqësohen vendet anëtare të Bashkimit Europian. Raporti për Shqipërinë vlerësonte se vendi ka përmbushur plotësisht kriteret në bllokun e parë të udhërrëfyesit që ka të bëjë më sigurinë e dokumentave, në dy blloqe të tjerë vlerësohej se objektivat përgjithësisht ishin përmbushur, ndërsa në një bllok tjetër, Shqipëria ka arritur të plotësojë shumicën. Vlerësimi për Bosnjen ishte se ajo ka përmbushur objektivat në tre prej katër blloqeve. Megjithatë Shqipëria në krahasim me nivelin e Malit të Zi dhe Serbisë vitin e kaluar, kur ato morën liberalizimin e vizave, është në një nivel më të lartë. Komisioni europian pritet të bëjë propozimin e tij nga fundi i muajit maj dhe një vendim paraprak të jepet në fillim të qershorit, i cili të jetë i kushtezuar me përmbushjen e detyrimeve edhe në fushat e mbetura. Vendimi përfundimtar parashikohet të merret në tetor me mundësinë që liberalizimi i vizave të hyjë në fuqi brenda vjeshtës.

XS
SM
MD
LG