Lidhje

BE: Shqipëria, Bosnje-Herzegovina mund të fitojnë këtë vit statusin e udhëtimit pa viza


BE: Shqipëria, Bosnje-Herzegovina mund të fitojnë këtë vit statusin e udhëtimit pa viza
BE: Shqipëria, Bosnje-Herzegovina mund të fitojnë këtë vit statusin e udhëtimit pa viza

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë se deri në fund të vitit Shqipëria dhe Bosnje-Herzegovina mund të fitojnë statusin që qytetarët e tyre të udhëtojnë pa viza.

Por zyrtarët, përfshirë edhe ministrin e Brendshëm të Spanjës, Alfredo Perez Rubalcaba dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Frattini, thanë se këto dy vende duhet të zbatojnë më shumë reforma për të provuar se janë gati për këtë privilegj.

Reformat përfshijnë luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e shtetit juridik dhe të masave të sigurisë për pasaportat.

Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, rekomandoi muajin e kaluar udhëtimin pa viza të qytetarëve shqiptarë dhe boshnjakë. Komisioni Evropian e konsideron çështjen e heqjes së vizave si një gurëthemel të integrimit për vendet e Ballkanit perëndimor.

Parlamenti Evropian dhe të 27 vendet anëtare të BE-së duhet të miratojnë politikën e re.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian eliminoi kërkesat për viza për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

XS
SM
MD
LG