Lidhje

Trafikanti i njohur rus i armëve, Viktor Baut pritet të transferohet nga Tailanda në SHBA


Trafikanti i njohur rus i armëve, Viktor Baut pritet të transferohet nesër nga një burg i Tailandës për në Shtetet e Bashkuara për t’u gjykuar nën akuzat për trafikim armësh.

Zyrtarët e sigurimit në Bankok konfirmuan njoftimet për ekstradimin e menjëhershëm të Bautit, por nuk dhanë hollësi se kur dhe si do t’u dorëzohet ai autoriteteve amerikane. Lajmet nga Bankoku bëjnë të ditur se një ekip prej 50 komandosh do ta shoqërojë 43 vjeçarin baut nga burgu për në aeroport.

Herë herë Baut është cilësuar si "tregëtari i vdekjes" për angazhimin e tij afatgjatë në furnizimin me armë të shumë ushtrive dhe grupeve militante në mbarë botën. Ai është mbajtur i izoluar në një burg shumë të siguruar në Tailandë, ku ai u arrestua në mars të vitit 2008 me anë të një operacioni të agjentëve amerikanë, që pretendonin se po vepronin në emër të rebelëve FARC të Kolombisë.

Baut akuzohet se ka ofruar t’u shesë rebelëve majtisë armë të sofistikuara, përfshirë raketa tokë-ajër, aeroplanë pa pilot dhe armë anti tank. Ai akuzohet edhe për mashtrim dhe pastrim parash.

XS
SM
MD
LG