Lidhje

Kinë: Hap punimet Kongresi vjetor i Komitetit Qendror i Partisë Komuniste


Kinë: Hap punimet Kongresi vjetor i Komitetit Qendror i Partisë Komuniste
Kinë: Hap punimet Kongresi vjetor i Komitetit Qendror i Partisë Komuniste

Partia Komuniste e Kinës filloi sot takimin e saj vjetor me dyer të mbyllura për të diskutuar rreth drejtimit të ekonomisë së vendit në të ardhmen dhe për të përcaktuar pasuesin e presidentit Hu Gjin Tao në përfundim të mandatit të tij të dytë.

Qindra zyrtarë nga gjithë vendi pritet të diskutojnë rreth planit të zhvillimit 5 vjeçar të vendit, që fillon në vitin 2011.

Cheng Li, një analist me institutin Brookings këtu në Uashington tha se çështja kryesore për takimin e partisë do të jetë përmirësimi i jetës së njerëzve dhe shtimi i konsumit të brendshëm.

Delegatët në kongresin 4 ditor pritet gjithashtu të miratojnë procedurat për zëvëndësimin e Presidentit Hu Xhintao, i cili largohet nga detyra në vitin 2013, dhe të kryeministrit Uen Xhiabao.

XS
SM
MD
LG