Lidhje

SHBA: Niveli i papunësisë rritet me 0.1 për qind, duke arritur në 9.6 për qind

  • Zëri Amerikës

Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara u rrit në muajin gusht por punonjësit jo-qeveritarë privatë patën një rritje prej 67 mijë vende të reja pune.

Shifrat e publikuara sot nga departamenti i punës tregojnë se niveli i papunësisë u rit me zero presje 10 përqind duke arritur në 9 presje 6 përqind.

Ekonomia në përgjithësi, përfshi sektorin e punonjësve qeveritar, patën një humbje prej 54 mijë vendesh pune. Por ekonomistët thonë se shifra është keqinformuese pasi përfshin mijëra punonjës të përkohshëm të cilët ishin punësuar për numërimin e popullësisë dhe iu ka mbaruar tashmë kontrata.

Presidenti Obama e quajti raportin një lajm të mirë, por shtoi se ekonomia nuk po krijon vendet të mjaftueshme pune. Ai po shqyrton marrjen e hapave të mëtejshëm për të siguruar rritje të vendeve të punës.

XS
SM
MD
LG