Lidhje

Zbulohet një komplot për sulme në Britani, Francë, Gjermani e ndoshta në SHBA

  • Zëri Amerikës

Zbulohet një komplot për sulme në Britani, Francë, Gjermani e ndoshta në SHBA

Zbulohet një komplot për sulme në Britani, Francë, Gjermani e ndoshta në SHBA

Zyrtarë perëndimorë të zbulimit thonë se kanë zbuluar një komplot për kryerjen e sulmeve terroriste të komanduara në Britani, Francë, Gjermani dhe ndoshta edhe në SHBA.

Zyrtarët evropianë thanë sot se komploti vazhdon të përbëjë rrezik, por se nuk priten sulme së shpejti.

Në njoftimet e medias amerikane dhe britanike thuhej se sulmet mund të jenë të ngjashme me ato të vitit 2008 në Indi, ku militantë islamikë të armatosur rëndë, hynë me forcë në disa qendra në Bombei, duke vrarë 166 persona.

Britania dhe Franca këtë vit e rritën me një shkallë nivelin e paralajmërimit për sulme terroriste. Forcat e sigurisë në Paris e kanë evakuar dy herë këtë muaj Kullën Eiffel, për shkak të kërcënimeve me bombë.

Zyrtarët perëndimorë të sigurisë lanë të kuptohet se kërcënimet kishin ardhur nga baza terroriste në zonat fisnore në Perëndim të Pakistanit, por nuk mundën të japin hollësi të tjera, duke thënë se rreziku është i besueshëm.

Sulmet e kohëve të fundit me raketa të CIA-s kundër militantëve në këto rajone synonin pikërisht zbulimin e sulmeve terroriste.

XS
SM
MD
LG