Lidhje

Pesë të akuzuar për trafikim organesh në Kosovë


Pesë të akuzuar për trafikim organesh në Kosovë

Pesë të akuzuar për trafikim organesh në Kosovë

Zyrtarët e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, bënë të ditur se është ngritur aktakuzë kundër pesë personave për trafikim të organeve njerëzore, krim të organizuar, ushtrim të paligjshëm të veprimtarive mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në një njoftim të këtij misioni thuhet se në mesin e të akuzuarve ka mjekë dhe një person, që më parë ka punuar në nivel të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Po ashtu aty thuhet se akuza për trafikimin e organeve, ka të bëjë me zhvillimet në një klinikë private në Prishtinë në vitin 2008. Rasti ka të bëjë me heqjen e veshkave, ndërsa “dhuruesit” dhe pranuesit e organeve ishin të përkatësive të ndryshme kombëtare.

Një transplantim i paligjshëm i një veshke që ishte kryer në një klinikë private në Prishtinë në vitin 2008 kishte çuar në arrestimin e tre udhëheqësve të asaj klinike si dhe në pezullimin nga puna të një zyrtari të Ministrinë e Shëndetësisë.

Hetimet e policisë atëbotë kishin zbuluar se një shtetas turk kishte dhuruar një veshkë, e cila ishte nga një shtetas izraelit. Më pas të arrestuarit ishin liruar dhe sot EULEX-i njoftoi ri ngritjen e kësaj çështjeje.

Ligjet në Kosovë ndalojnë çdo veprimtari të transplantimit të organeve nëpër klinikat private.

XS
SM
MD
LG