Lidhje

Më shumë se dyfishi i naftës së llogaritur më parë mund të jetë derdhur në Gjirin e Meksikës

  • Zëri Amerikës

Një zyrtare e lartë amerikane tha se më shumë se dyfishi i naftës së llogaritur më parë mund të jetë derdhur në Gjirin e Meksikës para se kompania British Petroleum të priste tubacionet për të vendosur kupolën që ka penguar derdhjen e një sasie të madhe nafte në oqean.

Shefia e Agjencisë Amerikane Gjeologjike, Marcia McNutt, tha se studimet tregojnë se mbi 40 mijë fuçi nafte mund të jenë derdhur në ditë nga pusi i marrë me qira nga gjigandi energjetik britanik, BP.

Sipas përllogaritjeve të mëparshme qeveritare, 12,000 deri në 19,000 fuqi nafte derdheshin çdo ditë.

Ndërkohë, kryrtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, akuzoi BP-në për mungesë integriteti. Ajo tha se kjo kompani duhet të kompensojë viktimat e katastrofës përpara se të shpërblejë pronarët e aksioneve të saj.

Qeveria amerikane tha dje se BP ka rënë dakord që të përshpejtojë kërkesat për kompensime të njerzve të prekur nga derdhja masive e naftës.

Presidenti amerikan Barak Obama u takua dje me ligjvënësit kryesor amerikanë për të diskutuar situatën në Gjirin e Meksikës. Ai tha se ekziston një mbështetje e gjërë dypartiake për ndryshimin e ligjit aktual për parandalim më efikas dhe më të mirë të katastrofave të tilla.

XS
SM
MD
LG