Lidhje

Klinton: Shkencëtari bërthamor iranian ndodhej në SHBA me vullnetin e tij


Klinton: Shkencëtari bërthamor iranian ndodhej në SHBA me vullnetin e tij
Klinton: Shkencëtari bërthamor iranian ndodhej në SHBA me vullnetin e tij

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton thotë se një shkencëtar i fizikës bërthamore, i cili u dorëzua në ambasadën pakistaneze në Uashington ndodhej në SHBA vullnetarisht dhe se është i lirë të largohet. Irani kishte thënë se shkencëtari Shahram Amiri ishte rrëmbyer nga Shtetet e Bashkuara.

Zonja Clinton tha sot se Amiri kishte qenë në Shtetet e Bashkuara “me vullnetin e tij të lirë” dhe se ishte i lirë të largohej. Ajo tha se Amiri ishte në plan të nisej dje, por nuk kishte arritur të përfundonte të gjitha procedurat e nevojshme për udhëtimin.

Shahran Amiri, specialist i fizikës bërthamore, në të 30-tat, u zhduk në qershor të 2009-ës. Irani thotë se Amiri iu dorëzua agjentëve amerikanë të zbulimit ndërsa po vizitonte Arabinë Saudite. Shtetet e Bashkuara mohojnë se e kanë rrëmbyer shkencëtarin iranian.

Televizioni shtetëror iranian njofton se Amiri i kishte thënë njërit prej gazetarëve me telefon sot se rrëmbimi i tij ishte një turp për Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P.J.Crowley tha sot se nuk kishte asnjë informacion që të linte të kuptohej se shkencëtari iranian ishte keqtrajtuar.

XS
SM
MD
LG