Lidhje

Spanja një hap më pranë disa prej ligjeve më strikte kundër duhanit

  • Zëri Amerikës

Spanja një hap më pranë disa prej ligjeve më strikte kundër duhanit

Spanja një hap më pranë disa prej ligjeve më strikte kundër duhanit

Spanja është një hap më pranë zbatimit të disa prej ligjeve më strikte kundër duhanit në Bashkimin Evropian.

Një komision parlamentar miratoi dje projektligjin, që do të ndalojë duhanin në të gjitha vendet publike përfshi baret dhe restorantet.

Duhani do të ndalohet gjithashtu në shkolla, spitale dhe parqe, ku luajë fëmijët.

Projektligji ka mbështetjen e kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapatero. Legjislacioni pritet të miratohet nga senati dhe të kthehet në ligj më 2 janar.

Ligji i tanishëm i lejon pronarët e bareve dhe kafeneve të vendosin në se njerëzit mund të pinë duhanë në restorantet e tyre.

Disa pronarë thonë se ligji i ri do të dëmtojë bizneset e tyre, ku cigarja me një birrë dhe tapas është traditë në Spanjë.

Por përkrahësit e ligjit thonë se ai do të shpëtojë jetë njerëzish.

XS
SM
MD
LG