Lidhje

10 të plagosur nga shpërthimi i një bombe në Turqinë juglindore


10 të plagosur nga shpërthimi i një bombe në Turqinë juglindore
10 të plagosur nga shpërthimi i një bombe në Turqinë juglindore

Media turke thotë se shpërthimi i një bombe në juglindje të Turqisë ka shkaktuar plagosjen e 10 njerëzve, mes tyre dhe 6 oficerë policie.

Shpërthimi i sotëm i cili ndodhi në qytetin e Jukeskovës, ndodhi menjëherë mbas funeralit të dy viktimave që u vranë dje në një shpërthim tjetër bombe.

Media vendase thotë se gjatë funeralit ndodhën përleshje mes policisë dhe pjesëmarrësve në ceremoninë mortore, dhe policia përdori gazin lotsjellës dhe ujin për të shpërndarë protestuesit. Shpërthimi i djeshëm në një autobuz të vogël pranë fshatit Gecitli, shkaktoi vdekjen e 10 njerëzve dhe plagosjen e 4 të tjerëve.

Separatistët rebele të partisë së punonjësve të Kurdistanit, ose PKK, ka mohuar përfshirjen në shpërthimin e djeshëm. Grupi ka kryer disa shpërthime të ngjashme në të shkuarën, kryesisht kundër forcave turke të sigurisë.

XS
SM
MD
LG