Lidhje

Turqi: 12 të vdekur, 6 të plagosur dhe 2 të humbur nga rrëshqitja e dheut


Turqi: 12 të vdekur, 6 të plagosur dhe 2 të humbur nga rrëshqitja e dheut
Turqi: 12 të vdekur, 6 të plagosur dhe 2 të humbur nga rrëshqitja e dheut

Zyrtarët në Turqi thanë se 12 veta kanë humbur jetën nga rëshqitja e dheut në pjesën veri-lindore të vendit.

Agjencia turke e lajmeve Anatolia bëri të ditur se rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga shirrat e rrëmbyer, kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë bllokuar rrugë në qytetin Gundogdu në provincën Rize.

Sipas ajencisë Anatolia, autoritetet thanë sot se të paktën 6 veta u plagosën dhe 2 të tjerëve nuk u dihet fati.

Rajoni bregdetar afër Detit të Zi është bërë pre e rrëshqitjeve të dheut për shkak të shpyllëzimit të zonë i nxitur nga zhvillimi i saj.

Agjencia Anatolia tha se kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka në plan të shkojë për vizitë në rajon.

XS
SM
MD
LG