Lidhje

SHBA: Fillon procesi i mbylljes së pusit të dëmtuar në Gjirin e Meksikës

  • Zëri Amerikës

SHBA: Fillon procesi i mbylljes së pusit të dëmtuar në Gjirin e Meksikës

SHBA: Fillon procesi i mbylljes së pusit të dëmtuar në Gjirin e Meksikës

Gjigandi i energjisë BP tha se ka filluar pompimin e baltës për të mbyllur rrjedhën e naftës nga tubacioni i çarë nën ujë në Gjirin e Meksikës. Roja detare amerikane miratoi një plan të fundit të kompanisë BP për të ndalur rrjedhën e naftën.

Në një deklaratë sot, admiralia Mary Landry tha se pas konsultimeve me ekspertët e qeverisë, ajo miratoi metodën e mbylljes së tubacionit.

Metoda përfshin futja e një përzierje të lëngshme balte në një pus për të ndalur rrjedhjen e pakontrolluar të naftës. Kompania BP njoftoi se operacioni mund të zgjasë dy ditë dhe shanset që të përfundojë me sukses janë 60-70 përqind.

Operacioni komplikohet nga thellësia e madhe në të cilën është çarë tubacioni 1500 metra nën nivelin e detit.

Një operacion i tillë në thellësi kaq të madhe nuk është kryer asnjëherë më parë.

XS
SM
MD
LG