Lidhje

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në aeroportet e Spanjës


Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në aeroportet e Spanjës

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në aeroportet e Spanjës

Spanja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi punonjësit e trafikut ajror u hodhën në grevë duke shkaktuar bllokimin e mijëra udhëtarëve.
Një zëdhënës i qeverisë tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme detyron punonjësit e trafikut ajror të kthehen në punë ose përndryshe ata mund të përballen me akuza kriminale.
Sot, kryeministri spanjoll Hoze Luiz Rodrigo Zapatero thirri në mbledhje urgjente të qeverisë për të zgjidhur situatën e krijuar nga greva e punonjësve të trafikut ajror.
Dje, ushtria mori nën kontroll aeroportin, pasi punonjësit e trafikut ajror nuk shkuan në punë si shenjë proteste kundër kushteve të punës dhe masave të reja për shkurtimin e shpenzimeve të cilat do të privatizojnë disa shërbime të aeroporteve në Madrid dhe Barcelonë.
Kompania ajrore e Spanjës, Iberia, tha sot se ka anulluar të gjitha fluturimet deri nesër në mëngjes për shkak të grevës.
Grevistët nuk kanë thënë se kur do t’i japin fund grevës.

XS
SM
MD
LG