Lidhje

Vazhdojnë protestat në Wall Street kundër problemeve sociale

  • Zëri Amerikës

Vazhdojnë protestat në Wall Street kundër problemeve sociale

Vazhdojnë protestat në Wall Street kundër problemeve sociale

Mijëra demonstrues kundër Wall Streetit, të përkrahur edhe nga Sindikatat e punonjësve, kanë zhvilluar demonstrata masive këto ditë në distriktin financiar të Nju Jorkut, si protestë kundër asaj që ata e cilësojnë pabarazi që ekziston në ekonominë amerikane.

Protestuesit denoncuan papunësisnë në Shtetet e Bashkuara, ndikimin financiar të korporatave në politikë dhe kritikuan paketën e stimujve për bankat e mëdha të Wall Streetit në vitin 2008.

Në shenjë solidariteti me protestuesit në Wall Street, shumë studentë në kolegjet amerikane kanë braktisur mësimin. Protestuesit thonë se SHBA po bëhet një vend i sunduar nga një elitë e vogël financiare dhe se me përjashtim të 1 për qind të popullsisë, pjesa tjetër e amerianëve e kanë të vështirë të gjejnë punë, apo të paguajnë qeranë.

XS
SM
MD
LG