Lidhje

Moti ekstrem dhe arsyet e tij

  • Carolyn Presutti

Përmbytjet në Pakistan

Përmbytjet në Pakistan

Gjatë tre muajve të fundit, në shumë rajone të globit ka patur shfaqje të motit ekstrem dhe metereologët po përpiqen të gjejnë arsyet. Ndërkohë, shumë njerëz pyesin: Çfarë po ndodh kështu? A është thjesht një rastësi që ky lloj moti ekstrem ndodh njëkohësisht në vende të ndryshme të botës?

Vërshimet në Kinë… Zjarret në Rusi… Erërat e forta në Australi…

Nxehtësia e pazakontë në Amerikë, e shoqëruar me tornado në Florida…. Është një stine e motit të pazakontë. Në Pakistan, vërshimet kanë gllabëruar fshtara të tëra dhe kanë shkaktuar vdekjen e 1 mijë e 500 njerëzve.

“Binte shi ditë e natë, aq sa nuk flinim dot”, tregon një pakistanez.

Në Kinë shiu i rrëmbyer shkaktoi vërshimet më të mëdha në një dekadë. Rrugët u mbuluan deri në dy metra me ujë. Rrëshqitjet dheu shpesh i befasojnë shoferët:

“Pashë një copë shkëmbi që rrokullisej dhe pastaj dëgjova një zhurmë të tmerrshme, një tjetër shkëmb e goditi makinën; mbeta pa mend,” tregon ky shofer kinez.

Në Rusi, temperaturat rekord për javë të tëra dhe rreshjet e pakta po i pengojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve. Ky grup vullnetarësh u rrethua nga flakët dhe për pak ata do të digjeshin.

Analistët thonë se bota duhet të jetë e ndërgjegjshme për pasojat e këtij lloj moti, ashtu sikurse ky zjarrfikës.

“I lutemi Zotit ditë e natë që të bjerë shi. Është shpëtimtari ynë i vetëm,” thotë Igor Vllaznjev.

Rusia është eksportuesi i tretë në botë i grurit dhe zyrtarët thonë se thatësira do ta pakësojë 25 për qind prodhimin. Eksporti i grurit këtë vit mund të përgjysmohet. Çmimi i grurit në botë është rritur tashmë rreth 50 për qind që nga fillimi i qershorit.

Lester Braun punon në Institutin e Politikave të Tokës.

“Çmimi i grurit po rritet, po ashtu edhe i ushqimeve të tjera”, thotë zoti Braun.

Pra çfarë po ndodh kështu? A është thjesht një rastësi që ky lloj moti ekstrem shfaqet njëkohësisht në vende të ndryshme të botës? Administrata Kombëtare Atmosferike dhe Oqeanike amerikane thotë se temperatura në Tokë është rritur gjatë 3 dekadave të fundit dhe kjo dekadë është më e nxehta.

Deke Arndt punon në Administratën Kombëtare Atmosferike dhe Oqeanike amerikane dhe ai foli me Skype për Zërin e Amerikës.

“Edhe sikur prirja e temperaturave të mos ishte në rritje, do të kishim mot ekstrem. Në një mot që është duke ndryshuar do të shohim që këto episode do të ndodhin më shpesh. Madje ato mund të jenë edhe më të fuqishme”.

Lester Brown thotë se kjo nuk do të thotë medoemos se është duke ndodhur ngrohja globale, por…

“Mund të them se duke patur parasysh parashikimet për rritjen e temperaturës, do të shohim një shpërngulje më të madhe të rusëve nëpër botë. Po ashtu kinezët do të shkojnë drejt Miduestit amerikan, ose në Grejt Plejns, pranë Nju Jokut. Kjo dyndje njerëzish do të shoqërohet me probleme”.

Zoti Braun thotë se duhen vërejtur me kujdes tre indikatorë bazë: numri i të uriturve, çmimi i grurit dhe numri i shteteve të falimentuara.

XS
SM
MD
LG