Lidhje

Ndryshimet klimatike mund të shpeshtojnë kushtet ekstreme të motit

  • Zëri Amerikës

Ndryshimet klimatike mund të shpeshtojnë kushtet ekstreme të motit

Ndryshimet klimatike mund të shpeshtojnë kushtet ekstreme të motit

Shkencëtarët amerikanë të klimës thonë se ata presin që të ketë më shumë shira të rrëmbyer dhe thatësira në të ardhmen e afërt. Specialistët e motit po flisnin përpara një komisoni ligjvënësish amerikanë në Uashington. Ambasadori i Pakistanit në SHBA ishte pjesmarrës në këtë diskutim. Ai tha se moti ekstrem në Pakistan këtë vit po krijon probleme për sigurinë, të cilat mund të kapërcejnë dhe kufijtë e këtij vendi.

Në Pakistan dhe Rusi, në Kinë dhe SHBA, shira të rrëmbyeshëm dhe moti tepër i nxehtë kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve dhe kanë lënë shumë të pastrehë.

Në një paraqitje përpara ligjvënësve amerikanë, disa studies të klimës thonë se shirat e rrëmbyer janë shtuar anembanë botës, duke shkatuar përmbytje të mëdha.

Një arsye për këtë, është ngrohja e planetit, dhe ajri i ngrohtë mban më shumë avuj uji. Michael Wejner ( Wa-yner) është shkencëtar nga Kalifornia . Ai thotë se pret që moti extrem të bëhet gjë e zakonshme.

“Mundësia që vala e të nxehtit të jetë diçka e rrallë në të ardhmen, parashikohet të jetë e pamundur me temperaturat që po rriten, si asnjëherë më parë. Pres që temperaturat e larta në SHBA të vazhdojnë të kapin shifra rekord anembanë Amerikës dhe në shumë vende të botës në një të ardhme të parashikueshme”.

Ambasadori i Pakistanit në SHBA, Husain Hakani, tha këtë vit, se vendi i tij ka përjetuar shirat më të ashpra në historinë e tij. Në kulmin e tyre, ai tha se më shumë se 20% e Pakistanit ishte nën ujë.

“Fatkeqësisht, klima e vendit po nxehet. Stina e verës po zgjatet dhe dimri po bëhet më i ashpër dhe me më shumë lagështi. Stinët e shirave, që janë burimi kryesor i ujrave në lumenjtë tanë, po bëhen krejtësisht të paparashikueshme”.

Ambasadori Hakani tha se përmbytja në Pakistan po shkakton shqetësime për sigurinë.

“Ka të ngjarë që kryengritësit dhe grupet ekstremiste t’i shfrytëzojnë rrethanat”.

Ambasdori thotë se forcat e sigurisë së Pakistanit nuk kanë më si qëllim të punës së tyre luftën kundër terrorizmit , por ndihmën për të përmbyturit, duke e lënë vendin të pambrojutr.

Ai tha se një nga shkaqet kryesore të motit ekstrem janë veprimtaritë njerëzore.

“Shkencëtarët tanë në Pakistan mendojnë se gazet që shkaktojnë efektin serë të prodhuara nga fabrikat, makinat dhe madje dhe nga fermat me kafshë anembanë botës, po ndihmojnë në rritjen e temperaturave globale”.

Anëtari i Kongresit , republikani James Sensenbrenner këmbëngul se ngrohja globale nuk është e lidhur me motin ekstrem.

"Kjo është përpjekje për ta lidhur këtë fatkeqësi natyrore me axhendën ambjentaliste të demokratëve, gjë që nuk do të ndihmojë në ndalimin e stinës së shirave të rrëmbyeshëm në Pakistan. Nuk ka prova për lidhje direkte mes ndryshimeve klimatike dhe këtyre përmbytjeve”.

Këta shkencëtarë thonë se nuk mund të ketë lidhje mes çdo ngjarjeje të rëndë të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale. Ata thonë se shtimi i gazeve që shkaktojnë efektin serë dhe ndotjes së bërë nga njeriu, do të shtojnë mundësinë e motit ekstrem në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG