Lidhje

OBSH, plane për përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinës A-H1N1


Organizata Botërore e Shëndetësisë përshpejton shpërndarjen e vaksinave kundër virusit A H1N1 në më shumë se 25 vende në zhvillim, gjysma e të cilëve janë vende afrikane.

Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Gregory Hartl, tha se kjo organizatë ka marrë kërkesë nga 95 vende për vaksinën. Ai tha se agjencia planifikon të dërgojë miliona doza, ku çereku i tyre do të shkojë në vendet e Afrikës, Amerikës Qendrore dhe Europës Lindore.

Mongolia, Azerbajxhani dhe Afganistani ishin vendet e para që morën vaksinat. Të enjten, Togoja u bë vendi i parë afrikan që mori ngarkesën e parë me vaksina. Hatl tha se do të nisen vaksina dhe në Nigeri, Kenia dhe Afrikën e Jugut.

Ai tha se çdo vend duhet të jetë i gatshëm që të imunizojë 10% të popullatës, ku përfshihen dhe grupet më të rrezikuara, si punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatëzëna dhe fëmijët e vegjël.

XS
SM
MD
LG