Lidhje

Asanzh: I qëndroj besnik vendimit për publikimin e dokumenteve sekrete


Asanzh: I qëndroj besnik vendimit për publikimin e dokumenteve sekrete
Asanzh: I qëndroj besnik vendimit për publikimin e dokumenteve sekrete

Themeluesi i kompanisë Wikileaks Xhulian Asanzh tha nga qelia e burgut në Britani se i qëndron besnik vendimit të tij për publikimin e mijëra dokumenteve sekrete të qeverisë amerikane në faqen e tij kompjuterike.

Televizioni australian tha se ai i tha nënës së tij, Kristina Asanzh gjatë një vizite në burg, se besimi i tij mbetet i patundur tek idealet që ai ka shprehur lidhur me lirinë e informimit.

Xhulian Asanzh po mbahet në një burg të Britanisë pas një urdhër-arresti nga Suedia, nën akuzën për përdhunim, të cilët ai e mohon. Asanzh, shtetas australian ka avokat juristin e njohur, mbrojtës të të drejtave të njeriut, Xhofri Robertson.

XS
SM
MD
LG