Lidhje

Dokumentet e WikiLeaks zbulojnë marrëdhëniet SHBA-Britani pas 2007-ës


Dokumentet e WikiLeaks zbulojnë marrëdhëniet SHBA-Britani pas 2007-ës
Dokumentet e WikiLeaks zbulojnë marrëdhëniet SHBA-Britani pas 2007-ës

Dokumentet e zbuluara rishtazi tregojnë se diplomatët amerikanë arritën në përfundim se ish-kryeministri britanik Gordon Brown po bënte “punë shumë të dobët” dhe se futej gabimisht nga “një katastrofë politike në tjetrën”.

Zoti Brown erdhi në pushtet si udhëheqësi i Britanisë më 2007, pas udhëheqjes dhjetëvjeçare nga Tony Blair, dhe shërbeu derisa humbi në zgjedhjet e këtij viti. Por të dërguarit amerikanë arritin në përfundim qysh në vitin e parë të zotit Brown se “pas largimit të zotit Blair vendit i mungonte udhëheqja”.

Kumtesat sekrete që u zbuluan nga WikiLeaks tregojnë se diplomatët amerikanë e shihnin zotin Brown me përçmim. Ata thanë se mungesa e vizionit dhe karizmës, sidomos në krahasim me zotin Blair, kishin bërë që britanikët të mos shprehnin entuziazëm për zotin Brown.

Zbulimi më i fundit nga Wikileaks i komunikatave sekrete të diplomatëve amerikanë vuri në pah për herë të parë se, gjatë të njëjtës kohë, dy aleatët historikisht të afërt u ngatërruan lidhur me realizimin e fluturimeve të zbulimit amerikan nga baza ajrore britanike në Qipro.

XS
SM
MD
LG