Lidhje

Ҫështja Wikileaks: Fillojnë kërkimet për Xhulian Asanzh

  • Zëri Amerikës

Ҫështja Wikileaks: Fillojnë kërkimet për Xhulian Asanzh

Ҫështja Wikileaks: Fillojnë kërkimet për Xhulian Asanzh

Kërkimi ndërkombëtar për themeluesin e Wikileaks Xhulian Asanzh, i cili thuhet se ndodhet në Britani, ka filluar ndërkohë që zemërimi rritet mes udhëheqësve që nga Rusia dhe deri Australia mbi informacionet sekrete të publikuara në faqen e internetit.

Media britanike njoftoi sot se autoritetet e dinë se zoti Asanzh po fshihet në juglindje të Britanisë. 39-vjeçari australian thuhet se ka dhënë adresë dhe numër telefoni kur ka hyrë në vend në tetor.

Mesazhet diplomatike amerikane të publikuara nga faqja e debatueshme e Asanzh tregojnë mendimet e Shteteve të Bashkuara mbi udhëheqësit botërorë dhe kanë zemëruar politikanët në të gjithë botën.

Mesazhet e fundit diplomatike të publikuara nga kjo faqe tregojnë se Shtetet e Bashkuara e shohin Rusinë si një vend të korruptuar dhe shtet mafioz.

Në përgjigje të mesazheve të publikuara, zoti Putin tha për rrjetin televiziv CNN se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Rusisë.

XS
SM
MD
LG