Lidhje

Nesër, shqyrtimi nen për nen i ligjit për shërbimin sekret shqiptar

  • Armand Mero

Nesër, shqyrtimi nen për nen i ligjit për shërbimin sekret shqiptar

Nesër, shqyrtimi nen për nen i ligjit për shërbimin sekret shqiptar

Në Shqipëri, komisioni parlamentar i sigurisë vendosi që të shtyjë për nesër shyrtimin nen për nen të ndryshimeve në ligjin për shërbimin sekret shqiptar.

Këto ndryshime të propozuara nga qeveria janë bërë objekt diskutimesh dhe kundërshtishë të forta. Javën e kaluar ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhërs deklaroi se projektligji minon parimet e profesionalizimit dhe pavarësisë nga ndikimet politike duke kërkuar një rishikim të tekstit me konsulencë ndërkombëtare.

Edhe Bashkimi Europian kakërkuar që projektligji t’i nënshtrohet një diskutimi të gjerë përpara se të kalojë në parlamnt

Ndërkaq në një tjetër komision të parlamentit, atë të ligjeve kanë vazhduar diskutimet për nismat e partisë socialiste lidhur me hetimin e zgjedhjeve. Nesër do të zhviollohet shqyrtimi i tre nen për nen, por ende për momentin palët ndahen në cështjen që lidhet me hapjen e kutive të votimit, e cila është dhe kërkesa kryesore e opozitës.

XS
SM
MD
LG